Shoqata e miqve aA◊ISEAL
Association des amis aA◊ISEAL
Shoqata e miqve aA◊ISEAL
- 139 (njëqind e tridhjetë e nëntë) ANËTARE E ANËTARË THEMELUES
- Para fillimit të veprimtarive të ISEAL-it, me entuziazëm u krijua Shoqata e Miqve të ISEAL-it më 30 maj 2008 në Lozanë.
- 139 (njëqind e tridhjetë e nëntë) personalitete, me prejardhje nga të gjitha kantonet e Zvicrës bëjnë pjesë në themelim.
- Statutet e kësaj shoqate u miratuan po atë ditë.
Qëllimet
- Të bëjë të njohur dhe të promovojë ISEAL-in.
- Të mbështesë ISEAL-in me aktivitete të rregullta (anëtarësi dhe dhënie) dhe të herëpashershme (p.sh., mbrëmje mbështetjeje), duke përjashtuar çdo qëllim përfitimi.
- Të organizojë manifestime në lidhje me qëllimet e ISEAL-it (diskutime, forume, konferenca, ngjarje kulturore, etj.) dhe në bashkëpunim me këtë të fundit.
Një shoqatë e hapur për të gjitha e të gjithë
Shoqata e miqve të ISEAL-it është e hapur për të gjithë personat që kanë dëshirë të bëjnë pjesë tek ajo.
Që nga fillimi i veprimtarive të ISEAL-it, të gjitha të dhënat e nevojshme mbi aA◊ISEAL do të jenë në dispozicion në sajtin e saj Internet (statute, persona kontakti, kushte pjesëmarrjeje dhe anëtarësi, lista anëtarësh, data mbledhjesh, veprimtari).
Organet
- Komiteti i Nderit (rol këshillues)
- Komiteti ekzekutiv (pesë anëtarë) dhe Kryetari zgjidhen nga Kuvendi i Përgjithshëm vjetor i aA◊ISEAL për një periudhë dyvjeçare.
- Kryetari dhe këshilli zgjidhen sërish më së shumti tri herë.
« Comité d’honneur » de l’aA◊ISEAL
- Në 30 maj 2008, në Lozanë, Kuvendi i Përgjithshëm i aA◊ISEAL-it, me miratimin e Këshillit të Fondacionit ISEAL, propozoi krijimin e një “Komiteti nderi” (shih në faqet në vijim përbërjen e anëtarëve të saj).
- Anëtarët e këtij komiteti janë zgjedhur “në shenjë mirënjohjeje për veprimtaritë që shkojnë në drejtim të qëllimeve të ISEAL-it, pra “të forcojnë lidhjet ndërmjet Zvicrës dhe shqiptarëve”, por edhe “për personalitete që kanë vepruar për një mirëkuptim më të mirë mes të gjithë njerëzve nga kudo”.