ARTI made in Kosov@…

Ekspozita në Zvicër të artit dhe të artistëve kosovarë



Të ekspozojë, në shumë vende në Zvicër, vepra artistësh me origjinë nga Kosova. Kështu, skulptura, piktura, fotografi dhe karikatura të 22 grave e 22 burrave nga të gjitha prejardhjet kombëtare të Kosovës do të ekspozohen në ekspozita udhëtuese në Zvicër. Në bashkëpunim me autoritetet e qyteteve, organizmat artistikë, qendrat kulturore dhe shoqatat e organizmat e tjerë të interesuar, këto ekspozita do të jenë rast ndarjeje bisedash dhe dialogu me qëllim kultivimi të shkëmbimeve, për një njohje më të mirë të ndërsjellë dhe për një lidhje artistike. Këto ekspozita, dokumentet e paraqitjes së artistëve dhe të kontekstit artistik kosovar, ditët e hapjes së ekspozitave dhe diskutimet, do të jenë një mundësi për të lidhur dialogë dhe për të shprehur këndvështrime. ISEAL-i do të përkujdeset për zgjedhjen sa më të mirë përfaqësuese të artistëve, në partneritet të ngushtë me rrethet kompetente në Kosovë e Zvicër.

Përgjegjegjësit: Znj. Barbara BURRI, Zotërinjtë Driton KAJTAZI e Régis-Marion VEYRON