Fjalën e kanë pamjet

Paraqitje e kinematografisë në gjuhën shqipe


Paraqitje në Zvicër filmash me metrazh të shkurtër, mesatar e të gjatë, emisione dokumentarësh dhe filma vizatimorë, që kanë lënë gjurmë në peizazhin audiovizual në gjuhën shqipe.

Filmat do të përkthehen me nëntituj në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Do të përgatiten dokumente prezantimi të regjisorëve të filmave, të kontekstit dhe të të gjithë pjesëmarrësve rreth kinematografisë shqiptare.

Do të kontaktohen rrethe profesionale, universitare, kulturore dhe artistike, për të zhvilluar partneritet.

Shumë skenaristë, regjisorë dhe aktorë do të ftohen që të dialogojnë me publikun.

Përgjegjësit: Znj. Barbara BURRI, Zotërinjtë Régis MARION-VEYRON e Driton KAJTAZI