Potencialet e projektit

Vendi nga e kanë prejardhjen Shqiptarët

Në Shqipëri jetojnë rreth 3 milionë e gjysmë shqiptarë, në Kosovë mbi 2.3 milionë, pra mbi 92 % e popullsisë, në Maqedoni, afër 700.000, mbi 30% e popullsisë. Ekzistojnë dhe komunitete shqiptare në Mal të Zi, Greqi dhe Serbi Jugore (Lugina e Preshevës).

Sipërfaqja e Shqipërisë është 28.748 km2.

Sipërfaqja e Kosovës është 10.887 km2.

Sipërfaqja e Maqedonisë është 25. 713 km2.

Në krahasim me këto sipërfaqe, ajo e Zvicrës është 41.258 km2.

Pra, për shembull, çdo i 11-ti shqiptar i Kosovës  jeton në Zvicër.

Analizat e ndryshme nxjerrin në pah se gati një e treta e valutës që vjen nga jashtë ka burim te diaspora shqiptare në Zvicër (monedha zyrtare e Kosovës është Euro). Nga këtu dhe rëndësia themelore e Zvicrës për Kosovën dhe banorët e saj: aq më tepër, kur 40% e popullsisë aktive të Kosovës është akoma pa punë të qëndrueshme.

Lidhje të ngushta ekzistojnë edhe ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Zvicrës.

Shqiptarët në Zvicër

Shqiptarët formojnë komunitetin më të madh në Zvicër me gjuhën e tyre e cila nuk është gjuhë nacionale e Zvicrës. (mbi 270.000 sipas disa llogaritjeve).

Rreth 100.000 shqiptarë në Zvicër janë nën moshën 16 vjeç.

Shumica janë me prejardhje nga Kosova (200.000), Maqedonia (50.000) dhe rreth 20.000 nga vise te tjera shqiptare në Ballkan (Shqipëri, Serbi Jugore dhe Mal i Zi).

Shqiptarët kanë ardhur ne Zvicër, kryesisht, në tri valë të njëpasnjëshme:

Në vitet ‘60–‘70: Kryesisht vetëm burra, stinorë.

Në fillim të viteve ‘90: Të rinj shqiptarë nga Kosova, që shmangnin shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi, por, megjithatë, të ardhur shpesh edhe me anë të bashkimit familjar.

Në fund të viteve ‘90: Shqiptarë të Shqipërisë dhe refugjatë të Kosovës, ardhur në 1999, shumica e të cilëve tashmë janë kthyer në vendlindjet e tyre.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë sot në Zvicër kanë status të rregullt (lejeqëndrim B, C ose me nënshtetësi zvicerane).

Llogariten rreth 100.000 fëmijë shqiptarë të moshës shkollore në Zvicër gjersa janë regjistruar vetëm disa qindra studentë universitarë me origjinë kosovare.

Nga ana zvicerane

Bëjnë pjesë këtu personat që do të mund të tregonin interes për ISEAL-in, si: mësimdhënës, punonjës socialë, punonjës të sektorit mjekësor, autoritete që kanë të bëjnë me drejtësinë, OJQ, punonjës të sektorit turistik, ndërmarrës, studiues, historianë, artistë, politikanë.

Organizata ndërkombëtare në Zvicër

Rreth 200 organizata ndërkombëtare në Zvicër (ndër të cilat edhe ato sportive, si: CIO, FIFA apo UEFA) do të mund t’i bënin thirrje ISEAL-it për module të ndryshme formimi, informata, botime, por edhe për t’u dokumentuar.

Bashkimi Evropian

- Vende të ndryshme të Bashkimit Evropian strehojnë shumë shqiptarë. ISEAL-i mund të bëhet një partner referimi për këto vende.

- Në Gjermani jetojnë rreth 350.000 shqiptarë, në Greqi mbi 300.000, po aq në Itali, si dhe qindra mijëra në Austri, Finlandë, Francë, Danimarkë, Suedi dhe në Mbretëri të Bashkuar.*

- Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dëshirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ky i fundit mund të gjejë te ISEAL-i një partner komunikimi, mirëkuptimi dhe formimi asnjanës dhe të sigurt.

- Këshilli i Evropës mund të jetë gjithashtu një partner i privilegjuar.

Vende të huaja

Shumtë shqiptarë jetojnë në shumë vende jashtë BE-së, sidomos në: Shtete të Bashkuara, afër një milion, po aq në Turqi, disa dhjetëra mijëra në Australi dhe në Argjentinë. Këto vende do të mund t’u bënin thirrje njohurive të ISEAL-it.

* Këto të dhëna janë llogaritje të vendeve migruese. As Shqipëria, as Kosova, as Maqedonia, vende nga e kanë prejardhjen shqiptarët, nuk kanë mundur të përpilojnë kërkime, as statistika të sigurta për sa i përket numrit të shtetasve të huaj të tyre të mërguar.