Rinovimi i ndërtesës së ISEAL-it

  • ISEAL përzemërsisht falënderon firmat që rinovuan tërësisht falas ndërtesën e ISEAL-it në Lozanë.
  • Gani Cuba (INTER-DECO Sàrl), Agim Ahmetaj (E.S. ECHAFAUDAGES SERVICES S.A.), Përparim Gashi (EG MIMI SA) dhe Shani Elshani (EET ELSHANI ELECTRICITE TELEPHONE) bënë renovimet jashtë dhe brenda të ndërtesës së ISEAL-it.
  • Kjo ndërtesë e vogël, 4-katëshe (2 kate me salla mësimi dhe zyrë, një kat me qendër dokumentimi dhe një kat me sallë ritmike), është në shfrytëzim jo vetëm nga ISEAL-i, por edhe nga disa organizata, të cilave ISEAL u mundëson t’i shfrytëzojnë pa pagesë.
  • Falë qytetit të Lozanës dhe kontributit vullnetar të ISEAL-it, kjo ndërtesë, e rinovuar nga firmat në fjalë, është një krenari jona modeste.
  • Për të shënuar këtë punë të madhe, të mërkurën, më 21 mars 2018, nga ora 15:00 deri në orën 19:00, ISEAL organizon një koktej në ndërtesën në fjalë dhe në kopshtin e saj.
  • Faleminderit edhe një herë: Gani, Agim, Përparim e Shani!