Antologji e letërsisë shqiptare

Gjendja fillestare

Letërsia në gjuhën shqipe njihet pak në Zvicër (si gjetiu). Sidoqoftë, shumë shkrimtarë shqiptarë ia kanë dalë t’i bëjnë vend vetes në librari e biblioteka, të jenë të arritshëm për lexueset e lexuesit joshqiptarë, për të përmendur këtu vetëm Ismail Kadarenë, në krye të letërsisë shqiptare, i cili tani i përket letërsisë botërore.

Meqë të shprehurit në gjuhën shqipe ka qenë i ndaluar nën Perandorinë Osmane, letërsia në gjuhën shqipe rilindi jashtë territoreve të saj gjeografikë në Ballkan. Rilindja kulturore letrare u bë sidomos në Sicili dhe Kalabri (Itali e jugut).

Letërsia në gjuhën shqipe, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, u zhvillua në një kontekst ku liria e të shkruarit në gjuhën shqipe pjesërisht u fitua, por jo dhe ajo e të shprehurit. Nga këtu doli një letërsi përfytyruese, e qëndrueshme dhe metaforike njëkohësisht.

Rënia e murit të Berlinit dhe ndryshimet që pasuan, bënë që të binin pengesat e komunikimit dhe u hap një kapitull i ri: ai i letërsisë që këtej e tutje kërkon të gjejë një vend të ri në skenën kombëtare e ndërkombëtare.

ISEAL-i ndodhet në një vend qendror të Evropës: në Zvicër. Kjo i mundëson ISEAL-it, me të gjitha largësitë e nevojshme, një horizont të gjerë, që do të mund të paraqiste një antologji të kuptueshme, përfaqësuese dhe të përpunuar njëkohësisht.

Kjo antologji e një letërsie që qe e vetmja mënyrë e të shprehurit për një popullsi në tërësi, të aspiratës së saj për liri, na duket një ndërmarrje e dorës së parë për ta njohur më mirë këtë komunitet, të kaluarën e tij, të tashmen dhe aspiratat e saj të ardhshme.


Synimet

  • o I përgjithshëm

- Një mënyrë tjetër për ta lartësuar diskutimin mbi integrimin

- T’ua bëjë të njohur zviceranëve letërsinë në gjuhën shqipe, por dhe të përfitojë nga vendi qendror i Zvicrës për të botuar në tri gjuhë të mëdha evropiane një antologji që mund të ngjallte kureshtjen e lexueseve e të lexuesve të vendeve fqinje. Të botojë një antologji sa më të plotë të mundshme, që të përmbajë shumë kapituj, nga të cilët veçojmë:

- Historiku i letërsisë shqipe

- Paraqitja e gjinive letrare

- Paraqitja e autorëve

- Tekste të zgjedhura

- Dokumente (arkiva, fotografi etj.)

- Letërsi “shqiptare” në Zvicër

- Komente kritike

I veçantë

  • - Një rast për “secondos”* shqiptar në Zvicër, që të zbulojnë letërsinë e prindërve të tyre.

* “secondos” është shprehje për brezin e dytë të të huajve të lindur në Zvicër

Përgjegjësit e tanishëm

○ Znj. Doris JAKUBEC, Zotërinjtë Basil SCHADER dhe Driton KAJTAZI

Vlerësimi

  • o Komiteti udhëheqës do të ndjekë të gjitha etapat e realizimit të këtij projekti dhe do të informojë rregullisht Këshillin e Fondacionit të ISEAL-it, partnerët dhe dhuruesit.