Një e ardhme në femërore

Studim mbi gratë shqiptare në Zvicër


Shumë partnerë të ardhshëm në Kosovë e Zvicër kanë shprehur dëshirën të bashkëpunojnë me ISEAL-in për një studim në thellësi mbi gjendjen e veçantë të gruas shqiptare në histori dhe në kontekstin e tanishëm dhe masat e mundshme që duhen marrë për të përmirësuar integrimin dhe pozitën e tyre në Zvicër.

ISEAL-i ka ndër mend të punësojë kërkuese dhe kërkues, të cilët në bashkëpunim me partnerët, do të bëjnë një studim në thellësi që do të botohet.

ISEAL-i  parashikon gjithashtu të organizojë një cikël konferencash dhe takimesh me rrethe shoqatash shqiptare në Zvicër, por edhe me partnerë zviceranë. Këto konferenca do të drejtohen nga shqiptare dhe zvicerane, njohëse të terrenit.

Përgjegjëset : Znj. Barbara BURRI, Znj. Magaly Hanselmann