Prezentimi

Ballina

Në Zvicër jetojnë mbi 270.000 veta me origjinë shqiptare, prej të cilëve rreth 100.000 janë në moshën nën 16 vjeç. Pas italianëve, bëhet fjala për komunitetin e dytë të huaj më të madh në Zvicër. Popullsia shqiptare që jeton ne Zvicër paraqet tipare të ndryshme e të larmishme. Shumica janë me prejardhje nga Kosova, por gjithashtu edhe nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ky komunitet ka përkatësi të ndryshme fetare (myslimanë, katolikë, ortodoksë, dervishë etj.) dhe prejardhje shoqërore të shumëfishtë.

Institucione dhe shoqata të shumta kanë treguar interesim për komunitetin shqiptar në forma të ndryshme. Mirëpo, asnjëra prej tyre, hëpërhë, nuk e studion komunitetin shqiptar në tërësi.

Kjo është arsyeja pse, me bindjen se një njohje në thellësi e realiteteve të këtij komuniteti do të ishte faktor i rëndësishëm për integrim më të mirë në Zvicër dhe do të ndihmonte një mirëkuptim të dyanshëm, një grup personalitetesh vendosën të formonin një fondacion me emrin: Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL).

Fjala mirëseardhëse nga Kryetari

E nderuara vizitore, i nderuari vizitor,

Së bashku me Anëtarët e Këshillit të Fondacionit ISEAL, ju dëshiroj mirëseardhje në faqen e Internetit të Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare – ISEAL.

Instituti ka për synim të parë, sipas statuseve të tij, të zhvillojë dhe të përforcojë lidhjet në mes të Zvicrës dhe Shqiptarëve, të përkrahë integrimin e Shqiptarëve në Zvicër.

Shqiptarët : çfarë dimë ne, ne të tjerët Zviceranë, për këtë komunitet që numëron më shumë se një çerek milioni persona në vendin tonë,

Fjala mirëseardhëse nga Drejtori

Zonja, zotërinj, *

Ka kohë që Shqiptarët e Zvicrës janë parë nga disa sikur ngarkesë e këtij vendi. Sot Shqiptarët nuk janë ngarkesa por pesha e këtij vendi.

Me Institutin Zviceran të Studimeve Shqiptare – ISEAL, Shqiptarët nuk janë më vetëm objekt i studimeve por edhe studiues.

Me ISEAL, ne nuk do të kënaqemi vetëm duke përshkruar dhe informuar por dëshirojmë të veprojmë dhe të prodhojmë në veçanti nëpërmes të sektorit të hulumtimeve,

o Përmbledhje për ISEAL

o Synimet dhe qëllimet

o Sektorët

o Anëtarët themelues

o Potencialet e projektit

o Partnerët e mundshëm

o Iseal-i dhe mediat

o Video Iseal

o Iseal-i dhe përkrahjet