Shqiptarët e Zvicrës

Gjendja Fillestare


Sot, në Zvicër jetojnë mbi 270.000 shqiptarë. Këtij komuniteti shumë heteroklit dhe në të njëjtën kohë heterogjen, i janë kushtuar disa studime, madje edhe botime. Me pak përjashtime, këto kërkime e botime, në të njëjtën kohë, janë të kufizuara, sa në lëmin e kërkimeve aq edhe në pikëpamjet e trajtuara. Duhet konstatuar se hëpërhë nuk ka asnjë vepër të aftë për të kapur gjera, që paraqesin tërësisht ndërlikimin e këtij komuniteti në përbërësit e tij të ndryshëm. Për këtë arsye ISEAL-i i ka vënë vetes si synim që të përpilojë e të zbatojë një kërkim të gjerë, që do të shoqërohet nga një botim i një vepre me ilustrime, për fillim në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht e pastaj edhe në shqip.

Kjo vepër do të përmbajë 15 kapituj, hartuar nga kërkues të aftë, shqiptarë apo zviceranë, specialistë për temat e trajtuara.


Përmbajtja:

  • • Shpërndarja gjeografike e popullsisë shqiptare në Zvicër
  • • Krahinat nga vjen popullsia shqiptare në Zvicër dhe lidhjet e saj me këto krahina
  • • Marrëdhëniet ndërmjet Konfederatës, kantoneve dhe komunave me krahinat shqiptare (marrëdhëniet juridike dhe diplomatike, marrëdhëniet kulturore, ekonomike,  financiare, tregtare, sigurimet sociale etj.)
  • • Nxënësit shqiptarë në shkollat zvicerane
  • • Pasuria kulturore shqiptare
  • • Historia e popullit shqiptar
  • • Historia e shqiptarëve në Zvicër
  • • Gjuha shqipe
  • • Doket e zakonet
  • • Fetë dhe besimet e shqiptarëve
  • • Veprimtaritë profesionale të shqiptarëve në Zvicër
  • • Anë të ndryshme të jetës në familje
  • • Jeta shoqërore e shqiptarëve në Zvicër
  • • Kërkime dhe botime për shqiptarët në Zvicër
  • • Trajektorja e disa personaliteteve shqiptare në Zvicër


    Synimet

    I përgjithshëm

    - T’u shërbejë si vepër referimi shumë personave që ndeshin shqiptarë në kuadrin profesional: studentë, mësues, punonjës socialë, anëtarë të administratës publike etj.

    I veçantë

    - Nëpërmjet prezantimeve dhe promovimit të këtij punimi, të bëjë të mundshëm nisjen e një vargu diskutimesh dhe konferencash në lidhje me këtë vepër dhe temat e saj të shtjelluara.


    Publiku

    Pikësëpari, kjo vepër u drejtohet zviceranëve që kanë interes për popullsinë shqiptare, shumë e madhe në numër, llogaritur mbi 270.000 veta që jetojnë në krahina të ndryshme gjuhësore të Zvicrës. Për këtë arsye, mendohet të publikohet një përkthim në të tri gjuhët zyrtare. Është parashikuar edhe një përkthim në shqip.

    PËRGJEGJËSIT E PROJEKTIT

    Prof. Dr. Peter Knoepfel, Prof. Dr. Basil Schader, Driton Kajtazi


    Vlerësimi

    Drejtoria e ISEAL-it do të ndjekë të gjitha etapat e planifikuara të këtij projekti.

    Drejtoria do të informohet rregullisht për përparimet.

    Këshilli i fondacionit ISEAL do të bëjë të vlefshme etapat kryesore të projektit.

    Dhuruesit gjithashtu do të njihen në hollësi.