Gjuha shqipe

Kurse socio-linguistike shqipe dhe module formimi

Për personat që tregojnë interes për këtë gjuhë të veçantë indoevropiane, një nga gjuhët më të lashta e të vonshme njëherazi (alfabeti i sotëm daton vetëm prej 1908-tës), dhe në zhvillim të plotë sot, ISEAL-i ka në plan të organizojë kurse socio-linguistike të certifikuara në nivele të shumta. Kurset e gjuhësisë do të shoqërohen nga një mjedis shoqëror për t’i bëre më të gjalla, tërheqëse dhe të kuptueshme njëherazi.

Module formimi sipas kërkesave me “certifikata, vërtetime dhe kredi” mbi tema që do të caktohen, në lidhje me shqiptarët, fqinjët e tyre dhe vendlindjet e tyre, si: gjuhë, histori, pasuri kulturore, teologji, gjeografi, turizëm, letërsi gojore, trashëgimi kulturore (arkitekturë, muzikë, art etj.), politikë dhe ekonomi.

Përgjegjësit: Prof. Dr. Basil Schader dhe Driton Kajtazi