Sektorët

Sektori kërkimor

Të bëjë kërkime (me nisma të ISEAL-it, por edhe nga mandate të jashtme) që prekin fusha të larmishme si: Integrimi, Formimi, Politika, Sociologjia, Ekonomia, Drejtësia dhe Gjyqësia, Kultura, Gjuhësia, Historia, Shëndeti publik, Mjedisi, Sporti, Teknologjia, Turizmi, Gjeografia.

ISEAL-i do të bëjë gërshetime, si ndërmjet lëndëve ashtu edhe ndërmjet temave, si: “Integrimi, mësimi socio-linguistik dhe formimi”, “Dialogu ndërmjet feve”, “Shëndeti publik dhe mjedisi”, “Kultura e shtetit ligjor”.


Sektori i mësimdhënies

Të japë një mësim që shpie drejt formimesh me certifikatë dhe/ose me kredi ECTS (European Credit Tranfer and Accumulation System), nëpërmjet kursesh apo modulesh formimi, si për studentë të shkollave të larta, ashtu edhe për universitete dhe persona të tjerë të interesuar: kuadro ndërmarrjesh, funksionarë të organizatave ndërkombëtare, mësues dhe formatorë, autoritete shtetërore, organizata joqeveritare, punonjës socialë, vullnetarë, funksionarë federalë e kantonalë etj.

Janë marrë parasysh edhe marrëveshje me shkolla të larta dhe universitete.


Sektori i botimeve

Të botojë libra, buletine, broshura, vepra dhe tekste në frëngjisht, shqip, gjermanisht, italisht, anglisht etj.

Të botojë vepra, periodikë dhe tekste, qotë të bashkëpunëtoreve e bashkëpunëtorëve të ISEAL-it, qoftë dhe nga persona jashtë ISEAL-it, vlerat dhe dobia e të cilave dalin të jenë të padiskutueshme.

Qëllimet e këtyre botimeve do të shërbejnë sidomos për:

Një njohje më të mirë të shqiptarëve nga zviceranët, por dhe nga organizmat ndërkombëtarë me bazë në Zvicër, Evropë e gjetkë.

Një njohje më të mirë të Zvicrës, banorëve dhe institucioneve të saj, për shqiptarët.

Të shërbejë si trampolinë ndërmjet vendeve me origjinë shqiptare dhe Zvicrës.

Të shërbejë si pikë referimi dhe bazë e të dhënave për autoritetet dhe institucionet që   tregojnë interesim në Zvicër, Ballkan e në vende të ndryshme.

Të përkrahë dialogun dhe mirëkuptimin me komunitete të tjera në Zvicër e Ballkan.


Qendër dokumentimi

Libra, DVD, CD, videokaseta, gazeta, artikuj, fotografi etj.