Përmbledhje për ISEAL

Emërtimi

  • Me emrin Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL-i), formohet një fondacion, në bazë të neneve 80 e në vazhdim të Kodit Civil Zviceran.
  • Fondacioni ISEAL do të ndjekë qëllime me vlerë publike, duke përjashtuar çdo qëllim përfitimi.
  • Logoja zyrtare e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare është: ISEAL.


Qëllimet

  • ISEAL-i ka për qëllim zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Zvicrës dhe shqiptarëve, ndihmën për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, që të bëhet një partner i njohur prej autoriteteve të Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, për të gjitha çështjet në lidhje me komunitetin shqiptar të Zvicrës, si dhe të shërbejë si pikë referimi për vende të tjera ose organizata ndërkombëtare që interesohen për çështjet shqiptare.


Statutet

  • Fryt vitesh mendimi, statutet e ISEAL-it janë miratuar zyrtarisht nga anëtarët themelues më 8 dhjetor 2007 në Lozanë.
  • Statutet ISEAL-it janë pranuar nga autoritetet federale më 25 mars 2008.


Mbikëqyrja

  • ISEALI është vënë nën mbikëqyrjen e Departamentit të Brendshëm Federal.
  • Fiduciaire Maillard S.A. në Lozanë është ngarkuar me detyrën e verifikimit të llogarive të ISEAL-it.

Financimi

  • ISEAL-i do t’u paraqesë një dosje dhuruesve potencialë të ndryshëm të sektorit publik dhe parapublik në Zvicër, organizatave të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, organizatave joqeveritare (OJQ), autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë, dhe Maqedonisë, fondacioneve të ndryshme, shoqatave e dhuruesve të tjerë.
  • Fondi fillestar i ISEAL-it është siguruar tërësisht nga anëtarët themelues të tij.

Sektorët

  • Për t’i arritur qëllimet e tij, ISEAL-i do të shfrytëzojë një Institut Shkencor me sektorët e mëposhtëm:
  • Kërkime: Të bëjë kërkime në fusha të ndryshme si: formimi, integrimi, politika, gjuhësia, sociologjia, ekonomia, kultura, historia, gjeografia dhe teologjia.
  • Botime: Të botojë vepra periodike, libra, broshura, buletine (në gjermanisht, frëngjisht, italisht, shqip etj.).
  • Mësimdhënie: Të japë një mësimdhënie e cila do të përfundojë me formime të vërtetuara dhe/ose me kredi ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System).
  • Qendër dokumentimi: Në bashkëpunim me universitetet, shkollat e larta, bibliotekat dhe autoritetet e Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, gjithashtu dhe me institute të ndryshme private apo publike.


Anëtarët themelues të Iseal-it

  • Z. Daniel ABIMI
  • Znj. Barbara BURRI-SHARANI
  • Z. Francis COUSIN
  • Znj. Magaly HANSELMANN
  • Prof. Dr. Doris JAKUBEC
  • Z. Driton Kajtazi
  • Prof. Dr. Peter KNOEPFEL
  • Dr. Régis MARION-VEYRON
  • Z. Bruno MIGLIARINI
  • Z. Victor RUFFY
  • Prof. Dr. Basil SCHADER


Selia

  • Selia e ISEAL-it është në Lozanë, ndërsa aktivitetet e tij do të zhvillohen në gjithë territorin helvetik.


Shoqata e miqve të Iseal-it: aA◊ISEAL

  • Për të përkrahur ISEAL-in, 139 personalitete (zvicerane, shqiptare e të tjera) themeluan aA ISEAL-in.
  • Shoqata ka edhe një Komitet nderi (12 personalitete publike) dhe një Komitet ekzekuziv. aA ISEAL-i do t’i ketë dyert të hapura për të gjitha e të gjithë.