Anëtarët themelues

  • - Z. Daniel ABIMI
  • - Znj. Barbara BURRI – SHARANI
  • - Z. Francis COUSIN
  • - Znj Magaly HANSELMANN
  • - Prof. Dr. Doris JAKUBEC
  • - Z. Driton KAJTAZI
  • - Prof. Dr. Peter KNOEPFEL
  • - Dr. Régis MARION-VEYRON
  • - Z. Bruno MIGLIARINI
  • - Z. Victor RUFFY
  • - Prof. Dr. Basil SCHADER
Lozanë, 08 12 2007

Lausanne, 08 12 2007

Daniel ABIMI

Lindur më 1965, Daniel Abimi ka qenë gazetar në agjencitë e shtypit Air, 24 Heures, Le Matin, dhe Journal de Genève, pastaj zëdhënës në komunikim i Departamentit të Formimit dhe Rinisë së Kantonit të Vaud. Daniel Abimi ka dhe një përvojë humanitare: 10 vjet me radhë ka kryer misione si delegat i CICR-it, sidomos në Zaire, Etiopi dhe Afganistan.

Kryeredaktor regjional (Lozanë) në gazetën 24 Heures, 2008-2010, ai tani punon për Zyrën për marrëdhënie me jashtë të kanonit Vaud.

Barbara Burri

(lindur në 1968), është psikologe me profesion. Ka më shumë se 10 vjet përvojë pune në sektorin e migracionit dhe të integrimit në Zvicër. Kontakti i parë profesional me shqiptarët daton nga viti 1989. Nga viti 2000 deri në 2007, ka punuar e jetuar në Kosovë. Në fillim, drejtoi programet e OSEOS-së në Pejë (Kosovë), të cilat ishin të orientuara në ndihma humanitare dhe rindërtime të shtëpive.

Nga 2002 deri në 2007, Barbara Burri punoi për DDC-DEZA-në në Prishtinë, ku ishte dhe shefe e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim.

Gjer më tani ishte e punësuar në Shkollën e Lartë të Studimeve dhe Punës Sociale në Lucernë pranë Qendrës së Kompetencave “Migracion dhe Bashkëpunim në Zhvillim”, e cila merret me studime dhe kërkime shkencore, e përqendruar në popullsinë shqiptare. Aktualisht, ajo është Shefe e Departamentit “Bashkëpunimi Jugut” dhe përgjegjëse e programit Faso Burkina në Ndihmën Zvicrane të Punës (NZP).

Francis COUSIN

Lindur në Lozanë në vitin 1944, i martuar. Pas qëndrimeve për formim në Dyseldorf dhe Cambridge (GB), të përshkuara nga një aktivitet i shkurtër në sektorin privat, hyn në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme. Pas dy emërimeve në Bernë, nga të cilat njëra si shef i inspektoratit konsullor, administrues dhe financiar, kryen funksione të ndryshme si konsull dhe diplomat në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Azi dhe Evropë. Nga gushti 2000 deri në tetor 2002, është ambasador i Zvicrës në Shqipëri. Anëtar i Pool suisse d’experts për promovimin qytetar të paqes që prej 2003, i Komisionit të Etikës për Universitetin e Gjenevës (2004-2009) dhe i Komisionit Federal të Pranimit në Shërbimin civil (2003-2009).

Magaly HANSELMANN

Zotëruese e një diplome universitare në shkenca sociale e politike, ish-asistente në Institutin e Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Lozanës, Magaly Hanselmann ka qenë përgjegjëse e Qendrës kompetente në fushën e integrimit të kantonit të Vaud-it për Qendrën social-protestante Vaud nga 2002 deri në 2006. Në këtë kuadër, ajo ka administruar dhe shoqëruar projekte të shumta për integrimin e të huajve në kantonin e Vaud-it. Pas një emërimi si përgjegjëse fushatash për Amnesty International, sot zë postin, që prej 2007, e koordinatores kantonale në fushën e integrimit të të huajve dhe parandalimit të racizmit në kantonin e Vaud-it. Ështe zgjedhur njëkohësisht zëvendëspresidente e Konferencës Zvicerane të Delegatëve Kantonalë e Komunalë për Integrim (CDI).

Prof. Dr. Doris JAKUBEC

Lindur në 1939, profesoreshë nderi e Universitetit të Lozanës, ka dhënë mësim letërsinë romande (frëngjishtfolëse) dhe ka drejtuar Qendrën e Kërkimeve Letrare të Zvicrës Françeze nga viti 1981 deri në vitin 2003.

I përqendroi kërkimet e saj te arkivi, botimi i shkrimeve autobiografike, kryesisht korrespondenca dhe kritika gjenetike. Qendrat kryesore të interesimit të saj janë: poezia, në lidhje me artet e tjera, kritika e veprave bashkëkohore dhe përkthimet, dyer të hapura te tjetërsia.

Shkrimet e saj janë të shumta, me synim që ta bëjë të njohur letërsinë romande, që nga Germaine de Staël deri te Anne Perrier, nga Toepffer deri te Jacques Roman. Ajo ka punuar sidomos mbi kalimin nga shekulli XIX te XX, dhe mbi katër shkrimtarët madhorë te gjysmës së parë të shekullit XX: Ramuz, Cingria, Pourtalès e Cendrars.

Ka bashkëpunuar me Driton Kajtazin në antologjinë e letërsisë në Zvicrën franceze: Hënore e Zvicrës.

Driton KAJTAZI

I lindur në 1970, mësimdhënës i Frëngjishtes, Projekteve dhe Historisë Fetare dhe Biblike në kolegjin Léon-Michaud në Yverdon-les-Bains (që prej 2003).

Autor i Hënore e Zvicrës (Antologji e letërsisë së Zvicrës Franceze, në shqip) dhe i pjesës teatrale Guri Ura, l’étranger d’ici. Pas diplomimit në Frengjishten Moderne (Universiteti i Lozanës), specializoi në Menaxhmentin e Organizatave Ndërkombëtare (IDHEAP) për të vazhduar me Executive Master of Advanced Studies in Intercultural Communication në Universitetin e Luganos.

I emëruar nga këshilli i shtetit pranë Dhomës Kantonale konsultuese për të huajt të kantonit të Vaud-it dhe anëtar i jurisë kantonale për çmimin e integrimit Le Milieu du Monde.

Kryetar i parë dhe bashkëthemelues i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në UNIL, pastaj i Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Zvicër (1994-1999). Anëtar i Komitetit Udhëheqës të Qendrës Kantonale të Ndihmës për Kthim (1999-2009), anëtar i Komitetit të Shoqatës së Mësimdhënësve AVESAC (2007-2010) dhe i Fondacionit Eurobibus-it (nga viti 1995).

Organizator i dy ekspozitave në UNIL (me mbështetjen e UNIL-it, FAE-së dhe Fareas-it): 200 vizatime për vitin 2000 dhe Të imagjinosh një fotografi.

Merr pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilave në Bruksel dhe në OKB-ONU (Gjenevë).

Prof. Dr. Peter KNOEPFEL

Peter Knoepfel, Profesor titullar i katedrës së politikave publike, afatgjatë e zhvillimore pranë IDHEAP-it (Instituti i Studimeve të Larta në Administratë Publikë); jep mësim në Universitetet e Grenoblës, Lozanës, Bernës, të EPFL-it dhe EPFZ-it. Ish- drejtor i IDHEAP-it (1994-2002), botime të shumta në Zvicër dhe jashtë shtetit mbi anët teorike dhe praktike të analizës dhe drejtimit të politikave publike, mbi politikat e mjedisit, zhvillimit afatgjatë, kulturës dhe politikave me pasoja në mjedis (agrare, energjetike, turizëm etj.). Ish-i ngarkuar me kërkime në Qendrën Shkencore të Berlinit (1978-1982), profesor i ftuar në Universitetin e Kassel-it (Gj), Barcelonës dhe Oñati (Spanjë). Anëtar i Këshillit Komunal të Crissier (Vo).

Dr. Régis MARION-VEYRON

Régis Marion-Veyron, lindur në 1971, është mjek psikiatër. Sot punon në Departmentin e psikiatrisë në CHUV. Ka kryer studimet në Lozanë, ku dhe jeton me gruan e 3 vajzat e tyre. Interesohet në veçanti për historinë e profesionit të tij dhe vënien në një kontekst shumëkulturor.

Bruno MIGLIARINI

Lindur në Lozanë (Zvicër) në 2 prill 1964 në një familje imigrantësh italianë, ardhur në Zvicër në fillim të viteve ‘50. Pra, bën pjesë te “Secondos”, një nga forcat e gjalla të shoqërisë zvicerane. Pas një diplome në një shkollë profesionale për ekonomi dhe një diplome në fakultetin gjuhë-letërsi (diplomë në gjeografi në 1999), ai orientohet në punë si asistent social, i specializuar në integrimin e refugjatëve me status të pranuar (1990-1993). Më pas, në 1993, ai fillon një karrierë në fushën e ekonomisë. I martuar me një zvicerane dhe prind i 3 fëmijëve adoleshentë, kohët e fundit ai ka marrë nënshtetësinë zvicerane, duke ruajtur njëkohësisht atë italiane.

Jeton në Lozanë dhe punon si kuadër pranë një banke.

Victor RUFFY

Lindur në 1937, në Bernë, vdiq në Llozanë në vitin 2016.

VICTOR RUFFY, né en 1937 à Berne, géographe, ancien adjoint du chef de service de l’Aménagement du Territoire du Canton de Vaud, ancien chargé de cours aux Universités de Lausanne, Fribourg et à l’EPFL. A exercé des mandats aux niveaux communal, cantonal, national (présidence du conseil national en 1990), et européen, vice-présidence de la commission de l’Environnement, de l’Aménagement du Territoire et des Pouvoirs Locaux, présidence de la commission des Questions Politiques du Conseil de l’Europe. Est actuellement vice-président de Solidarité-Eau-Europe, ONG dont le siège est à Strasbourg.

Prof. Dr. Basil SCHADER

(1951). Profesor në SHLP të Cyrihut, drejtues i seksionit “Gjermanishtja si gjuhë e dytë”, doktor në gjermanistikë dhe albanologji; autor librash të ndryshëm dhe artikujsh shkollorë, didaktikë e shkencorë (ndërmjet të cilëve dhe i një fjalori shkollor shqip-gjermanisht dhe një përmbledhjeje tekstesh në shqip për fëmijët migrantë): përgjegjës i një ankete në rang të gjerë mbi fëmijët shqiptarë në Zvicër (Albanische Kinder und Jugendliche in der Schweiz; Zyrih 2006); i punësuar në projekte shkollore në Shqipëri dhe në veprimtari të tjera e shoqata që kanë të bëjnë me shqiptarët.