Ekonomi apo kursime?

Forum ekonomik mbi shqiptarët në Zvicër


Ç’ZHVILLIM PËR KËTË PJESË DHE Ç’MUND TË BËHET NGA ZVICRA?

270.000 shqiptarë me origjinë që jetojnë në Zvicër mbajnë kontakte të ngushta me vendin nga e kanë prejardhjen: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, por edhe Serbi e jugut e Mal i Zi.

Këto vende kanë potenciale ekonomike të rëndësishme për t’ia rritur vlerën turizmit, para së gjithash, bregdeteve shqiptare, Adriatik e Jon, dhe brigjeve të liqenit Ohër, trekking në Mal të Zi, në Maqedoni e Kosovë, agroturizëm në mënyrë të përgjithshme, pasuri të bollshme minerale, shtresa nafte dhe popullsia më e re në Evropë.

Qëllimi i këtij forumi është të vëzhgojë fillimisht planet e zhvillimit për rajonin, të parapara nga autoritetet e vendeve në fjalë e të komunitetit ndërkombëtar. Për sa u përket pajisjeve bazë, mund të vëmë re se rregullimi i autostradave po bëhet realitet, nga ana tjetër nuk dihen deri më tani nga këtu se cilat janë përpjekjet e bëra ose që do bëhen për të vënë në nivel sektorët e tjerë (energji, ujë, telekomunikacion, edukim, shëndet) me qëllim që të bëhet i mundur fillimi i ekonomisë.

Kjo analizë fillestare do të mund t’u interesonte fillimisht përfaqësuesve të sektorit publik.

Pikësëdyti, duke u mbështetur tek një inventar i parë, do të ishte e përshtatshme të mblidheshin partnerë ekonomikë me origjinë zvicerane, por dhe nga vende të tjera që jetojnë në Zvicër, për të nxjerrë përparësitë e një plani zhvillimi dhe për të parë bashkërisht se si burimet financiare të zviceranëve dhe të komunitetit shqiptar të Zvicrës do të mund të merrnin pjesë duke kërkuar se si së bashku të bëhen sa më mirë investimet.

Përgjegjësi: Z. Victor RUFFY