Antologji e letërsisë zvicrane

Situata Fillestare

o I nxitur nga suksesi i “Hënores së Zvicrës”, antologji e letërsisë së Zvicrës Franceze në shqip, na vjen të themi se një antologji e  letërsisë së Zvicrës do të ishte një vazhdim logjik.“Hënorja e Zvicrës” u ndoq në mënyrë të dalluar nga mediet, si në Kosovë ashtu dhe në Zvicër (mbi tridhjetë artikuj shtypi, reportazhe nga katër kanale televizive në frëngjisht dhe në shqip : TSR-ja, RSR, RTK-ja, TV21-shi dhe EUROKOHA, emisione radiofonike etj.). Shumë promovime e paraqitje letrare e bënë gjithashtu të njohur këtë antologji, nga të cilat përmendim një në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Prishtinës, dy në Universitetin e Prishtinës, një në Universitetin e Lozanës, një në Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, një në Panairin e Librit në Gjenevë dhe një në Annemasse (Francë). Rreth 800 kopje, deri më sot, janë në duart e lexueseve e të lexuesve.

  • o Letërsia zvicerane ka ngjashmëri me letërsinë shqiptare: të dyja përpiqen të kapërcejnë kufijtë, për letërsinë zvicerane kufijtë gjuhësorë, ndërsa për letërsinë në gjuhë shqipe, kufijtë gjeografikë. Kështu, të dyja bashkë, secila nga ana e saj, kanë treguar se kanë një stil shkrimi që do të kapërcejë kufijtë gjuhësorë e tokësorë drejt shprehjeve rruzulluese.


    Synimet

    • o I përgjithshëm

    - Të bëjë të mundur zbulimin dhe promovimin e letërsisë zvicerane, sidomos në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

    - Të japë “një urë më shumë” për një komunikim më të madh ndërmjet Zvicrës dhe vendeve nga e kanë prejardhjen shqiptarët në Zvicër.

    - Nëpërmjet promovimit dhe paraqitjeve të kësaj vepre, të nxisë më tepër dialogun ndërmjet intelektualëve zviceranë e shqiptarë.

    o I veçantë

    - Të botojë një antologji të letërsisë zvicerane, që të përmbajë sidomos:

    - Një prezantim, shkurtimisht, të letërsisë zvicerane

    - Tekste të zgjedhura të shumë gjinive letrare

    - Prezantime tekstesh

    - Prezantime autorësh

    - Ide autorësh zviceranë

    - Dokumente dhe ilustrime

    - Një pasthënie si prolog

    - Të krijojë një mjet plotësues komunikimi, kuptimi dhe integrimi për shqiptarët në Zvicër. Kështu, për shembull, brezi i prindërve të “secondos”, të mund të lexojë e të zbulojë në gjuhën e vet letërsinë e vendit nga e ka prejardhjen, për t’u integruar kështu më mirë në vendin mikpritës.


    Përgjegjësja e tanishme

    ○ Znj. Doris JAKUBEC


    Vlerësimi

    • o Komiteti i drejtimit do t’i ndjekë të gjitha etapat e realizimit të këtij projekti dhe do të informojë rregullisht Këshillin e Fondacionit të ISEAL-it, partnerët dhe dhuruesit.