Sektorët

Për t’i arritur qëllimet e tij, ISEAL-i do të shfrytëzojë një Institut Shkencor me sektorët e mëposhtëm:

  • Kërkime: Të bëjë kërkime në fusha të ndryshme si: formimi, integrimi, politika, gjuhësia, sociologjia, ekonomia, kultura, historia, gjeografia dhe teologjia.
  • Botime: Të botojë vepra periodike, libra, broshura, buletine (në gjermanisht, frëngjisht, italisht, shqip etj.).
  • Mësimdhënie: Të japë një mësimdhënie e cila do të përfundojë me formime të vërtetuara dhe/ose me kredi ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System).
  • Qendër dokumentimi: Në bashkëpunim me universitetet, shkollat e larta, bibliotekat dhe autoritetet e Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, gjithashtu dhe me institute të ndryshme private apo publike.