Qëllimet

  • o Të përcaktojë fusha kërkimi në lëmenj të gjerë, si: sociologji, ekonomi, drejtësi, politologji, gjeografi, kulturë, histori, teologji dhe studime gjinore-gender, si dhe në integrim, formim dhe shkollim të shqiptarëve në Zvicër.
  • o Të botojë vepra, periodikë dhe tekste, si të bashkëpunëtoreve e bashkëpunëtorëve të ISEAL-it, ashtu edhe të personave jashtë ISEAL-it, botime këto, rëndësia dhe vlerat e të cilave dalin të padiskutueshme.
  • o Të lidhet me bashkëpunëtore dhe bashkëpunëtorë me përvojë të pasur në formim, në mënyrë që të japin mësim, module formimi dhe konferenca.
  • o Të jetë në shërbim të integrimit të shqiptarëve në Zvicër, duke bashkëpunuar ngushtë dhe konkretisht në terren me organizma dhe shoqata që punojnë në këtë drejtim.
  • o Të kuptojë më mirë, nëpërmjet studimesh krahasuese, fqinjët ballkanas të shqiptarëve, si: serbët, grekët, malazeztë, maqedonasit, boshnjakët, turqit, romët, goranët etj.
  • o Të zhvillojë strategji dhe mendime rreth formimit dhe arsimimit të fëmijëve shqiptarë në Zvicër.
  • o Të bëjë të mundshme një njohje të Zvicrës dhe institucioneve të saj nga shqiptarët.
  • o Të ndihmojë studimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
  • o Të organizojë konferenca, simpoziume, ekspozita, forume, diskutime, manifestime kulturore dhe sportive.